Lajme

Kurti apelon për qëndrim në shtëpi, jep ide çfarë të bëni gjatë izolimit

03/16/2020 17:56
nga:E Sh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka bërë përsëri thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu Kurti tha që në këto kohë të pazakonshme, Qeveria ka marrë vendime të vështira.

Thirrjes së tij për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, Kurti ja bashkangjiti edhe disa ide se çfarë mund të bëjnë në shtëpi.

“Provoni të lexoni librat e skajuar më herët, të shikoni filmat që ua kanë rekomanduar miqtë, e të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar”, ishin disa nga idet e Albin Kurtit.

Po ashtu ai falenderoi mjekët, infermierët, policët dhe gjitha organet e sigurisë.

Në shtëpinë tuaj e me duar të pastra

Në shtëpinë tuaj e me duar të pastra.

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 16 mars 2020

 

 

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!