Lajme

Kurti: Agim Veliu u soll si ministri i Thaçit, nuk e ka dashur qeverinë me ne!

04/20/2020 21:32
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ndër të tjera edhe për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, i cili kërkoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Sipas Kurtit, Veliu u soll si ministri i Presidentit, ndërkohë që ka pasur edhe më herët qasje kundër koalicionit Vetvendosje-LDK.

“Ai ishte më shumë ministër i Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëtzakonëshme, që po të bëhej ajo gjë Këshilli i Sigurisë do të udhëhiqej nga Presidenti dhe qeveria do të mënjanohej. Po kështu do ta bënte Presidentin Komandant të Forcave të Armatosura.

Ne parandaluam gjendjen e shpalljes së jashtëzakonshme kur kishim 19 të infektuar dhe nuk kishim asnjë të vdekur.

Thaçi gjeti mbështetje të Ministri i Brendshëm, dhe mori anën e Presidentit në kohë virusi”.

Kurti foli edhe për marrëdhëniet me Agim Veliun

“Gjatë procesit negociator për bashkëqeverisjen, ai ka qenë personi që më së paku e ka dashur koalicionin Vetevendosje me LDK. Ai humbi, por erdhi në qeveri që duket pak e çuditshme, kur nuk e donte.

Gjatë qëndrimit në qeveri përgjithësisht jemi pajtuar. Kur ka filluar fushata në Podujevë, ka filluar të më sulmojë duke më quajtur antimaerikan, por unë qeveri jam sjellë sikur kjo nuk ka rëndësi”, tha Kurti në Syri Tv.

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!