Lajme

Kurteshi përplaset me vëzhguesit e LDK-së dhe AAK-së për vlefshmërinë e votave, PZAP në QNR

03/03/2025 13:19
nga:G B

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka pasur dy përplasje anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo për shkak të interpretimeve të ndryshme mbi vlefshmërinë e votave. Në rastin e parë, Kurteshi u përplas me vëzhguesin e LDK-së, Egzon Pacollin.

“Aty nuk ka vota që, ndoshta janë mbi 1 mijë vota që  janë  shpaluat të  pavlefshme sepse fletëvotimet nuk janë të plota, ku nuk shihen të  gjitha subjektet. E në këtë rastin e veçantë, zoti Kurteshi bënte presion që të shpallet një votë e vlefshme. E cila realisht ë është standard i pavlefshmes…

Çdo herë që vjen zoti Kurteshi kë tu, problemin e kemi se bën presion te vëzhguesit, i thyen të gjitha rregullat, iu përzihet vëzhguesve”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa, Lavdim Mehani, koordinator i vëzhguesve të AAK-së, akuzoi Kurteshin për standarde të dyfishta.

Ai pretendon se Kurteshi mbrojti vlefshmërinë e një fletëvotimi që nuk ishte i printuar plotësisht, ndërkohë që në një rast të ngjashëm në Deçan, ku bëhej fjalë për një votë të AAK-së, Vetëvendosje kishte kërkuar anulimin e saj dhe kjo ishte pranuar.

“Tash kur e keni pa qe është numri i madh i fletëvotimeve të prera poshtë me vota të VV-së, e keni pa që keni bërë gabim. Tash jeni duke u munduar me dal këtë trend”, ka thënë Mehani.

Teksa vlen të ceket që punonjës të PZAP-së kanë shkruar në QNR. Sipas burimeve të Dukagjinit, mësohet se “për 11 kuti po shqyrtohen fletëvotimet e pavlefshme”.