Lajme

Kurse të Robotikës, Animacionit dhe Programimit tani edhe në Ferizaj

01/13/2020 21:35
nga:B. D

Teknologjia po ecën me ritëm shumë të shpejt dhe ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj teknologjisë mund ti përgatisë ata për karrierat e ardhshme në fusha të lidhura me teknologjinë, ose vende pune që kërkojnë zotërim të teknologjisë si çelës kryesor për sukses.

Për këtë kohën që ata po e shpenzojnë në përdorimin e paisjeve teknologjike ta shëndrrojmë në një kohë efektive ku fëmijët fillojnë ti krijojnë lojërat që ata i imagjinojnë, të zhvillojnë mendimin kritik, logjik, të shprehin idetë dhe kreativitetin e tyre në mënyrë unike.

Universum Digital Academy në qytetin e Ferizajit ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikes për fëmijë të moshës 7-18 vjeç. Gjatë kurseve fëmijët mësojnë të krijojnë lojëra kompjuterike, aplikacione mobile dhe webfaqe. Përfito 20% ZBRITJE për regjistrime deri me 3 Shkurt. Regjistrohu këtu http://tiny.cc/8bfe7y.

Këto kurse janë përvojë e mirë për fëmijët duke iu jap mundësinë të fitojnë aftësi në menaxhim të teknologjisë që do të ju shërbej atyre në të ardhmen pa marrë parasysh profesionin të cilin do ta zgjedhin.

Përveq kësaj fëmijet do të nxiten të krijojnë platforma të lojërave të cilat lidhen me lëndë mësimore që ata i mësojnë në shkolla, në mënyrë që të iu bëhet më atraktiv procesi i mësimnxënies. Poashtu prindërit do të njoftohen për progresin e fëmijëve gjatë gjithë kohës.

Aplikoni online përmes këtij linku http://tiny.cc/8bfe7y apo për më shumë informata për Universum Digital Academy kontakto +383 45 652 166 [email protected] ose na ndiqni në rrjete sociale në instagram apo facebook.