Cool

Kur vjedhja nuk shkon sipas planit (Video)

04/16/2018 16:28
nga:FL.B

Jo më kot thonë se jo të gjithë janë të destinuar për të kryer një punë të caktuar, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon videoja e publikuar më poshtë.

Aty shfaqet një burrë i maskuar nga koka në këmbë, i cili futet në strehimoren e qenve përmes vrimës në derë që e përdorin qentë për t’u futur.

Ai kishte për synim të vjedhë aparatin që hedh topat e gomës qenve për t’i argëtuar. Por, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi tentoi ta nxjerr aparatin nga vrima ku ishte futur.

Kur e kuptoi se assesi nuk mund ta nxjerr nga vendi ku ishte futur, fillon të kërkoj një derë tjetër nga e cila mund të largohet, dhe për fat e gjen. Por, ajo çfarë i ka bërë të gjithë të habiten, ishin paratë që gjendeshin shumë afër tij mbi një tavolinë që hajni nuk i mori.

Ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që më pas është publikuar në internet, duke shpresuar se qytetarët do të ndihmojnë në identifikimin e hajnit.

Shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë qeshur me veprimin amatoresk të hajnit, i cili ka mundur të largohet nga strehimorja e qenve me një shumë të majme të parave – por ja që ai kishte vendosur ta vjedh aparatin me topa të gomës.

09/23/2018 12:15

Mysafirja e dehur dhe e paftuar, shkon në dasmë dhe mundohet t’i kap lulet, por e pëson fort keq