Kur topin e parë në një ndeshje futbolli e nis ariu! (Video)
Ndeshja mes Masjoek dhe Angoesjt, e vlefshme për ligën e dytë të futbollit rus ka qenë e karakterizuar edhe me një skenë të paparë deri më tani.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për momentin kur shfaqet një ari, i cili më pas i ofron topin arbitrit të ndeshjes.
Tifozët në stadium Central’nyj Mashuk kanë duartrokitur kafshën, në të njëjtën kohë edhe duke qeshur me lëvizjet e kafshës.
Sipas thashethemeve që qarkullojnë në shtypin lokal, kjo shfaqje mund të jetë një provë për ta zbatuar atë për Kupën e Botës 2018.