Showtime

Do shkriheni së qeshuri, kur ta lexoni se çka shkruan në historikun e Shyhrete Behlulit në Wikipedia

12/06/2017 21:54
nga:F.B

Këngëtarja e mirënjohur popullore nga Kosova, Shyhrete Behluli është një prej zërave më të ëmbël shqiptar sa i përket zhanrit ku ajo është e fokusuar të këndojë, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja nga Mushtishti ka vite e vite në skenë duke nxjerrë kështu hite të cilat do të mbesin shumë të dëshiruara nga audienca si në Kosovë ashtu edhe jashtë kufijve të saj.

Kohë më parë ajo kishte nxjerrë një këngë me reperin Arian Agushi, i njohur me nofkën “Gold Ag”. Publikimi i i këngës të cilës i ishte bashkëngjitur edhe një videoklip, kishte nxitur shumë debat rreth asaj se si një reper ia lejon vetes të bëhet pjesë e një kënga të zhanrit popullorë.

Pavarësisht kësaj kënga ishte pëlqyer me të madhe, dhe reperi Gold Ag nuk është se i kishte marrë fort afër zemre këto kritika, të cila thënë të drejtën ende vazhdojnë.

Gold Ag, kritikohet shpesh se sjellë këngë të cilat prekin temat aktuale, dhe nganjëherë bije në kundërshtim me atë që thotë e atë që bënë.

Historikun e jetës së këngëtarëve shpesh herë na bije ta kërkojmë në “Google”, e ajo që na shfaqet e para është faqja “Wikipedia” – faqe kjo e cila është rrejt i hapur enciklopedik ku çdo kush me të hapur një llogari mund të bëhet autor i shkrimeve.

Wikipedia është një burim i informacioneve i cili edhe është kërkuar të mbyllet, shkaku i shumë informacioneve të pa sakta që vijë, krejt kjo si pasojë e asaj se është burim i hapur, shkruan GazetaBlic.

Siç duket dikush që ka goxha sens humori, është futur si autor në këtë faqe dhe ka bërë një shkrim ‘epik’ kur ka shkruar për historikun e këngëtares Shyheret Behluli.

Në shkrim i cili mund të gjendet në këtë faqe thuhet se: “Shyhrete Behluli lindi më 10 janar 1962, është një këngëtare nga Kosova. Ajo u be e famshme nga këngëtari i mirënjohur i tallavase Gold Ag”.

Natyrisht se ky informacion i dhënë në Wikipedia, nuk qëndron aspak, por personi që e ka shkruar ia vlen të vlerësohet për kreativitetin!

© GazetaBlic | Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

12/15/2017 14:22

A flasin Mahmuti dhe Shyhretja? kjo është e vërteta (FOTO)