Showtime

Kur mediat në Serbi ankoheshin për xhaketën e Era Istrefit: E veshi gjithë Beogradi, po s’e kanë idenë kush e ka sjellë në trend

06/10/2018 14:47
nga:F.B

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi të cilën tashmë e njeh bota mbarë si një yll në ngritje dy vite më parë pat sjell në trend një xhaketë me material rozë për nga brenda gjë që bëri shumë vajza në botë ta vishnin, shkruan GazetaBlic.

Por ky trend e pat prekur edhe shtetin serb e mediat atje patën nisur të “ankoheshin” se vajzat serbe po ndjekin trendin e një vajze shqiptare nga Kosova.

Kështu e pat nisur “Blici Beogradit” lajmin një vit më parë për xhaketën e Era Istrefit:

Foto e shkrepur në portalin “BlicZena”

 

Po e vesh i gjithë Beogradi, por nuk ia kanë idenë se kush ishte e para që e solli në trend!

Ju mjafton të ecni deri në Bulevard ose Knjaz Mihajll dhe do ti shihni së paku dhjetë vajza që e kanë të veshur një xhaketë e cila ka bërë bujë tek qytetarët tonë.

Parqet  tashmë kanë marrë edh enjë detaj shtesë, një xhaketë të trashë e me lesh ngjyrë rozë që ia ka përbytur rrugët e Beogradit. Por a e dini se kush e solli në tred këtë xhaketë?

Këngëtarja shqiptare e cila në mediat e huaja po konsiderohet si “Rihanna e re” ka sjellë në trend xhaketën me ngjyrë ulliri dhe me  lesh ngjyrë rozë që vajzat të cilat e kanë parë videoklipin e saj “Bonbon” janë dashuruar në shikim të parë me të.

Love this one💎❤@losmipanda

A post shared by Vina Hatšepsuta (@vinahatsepsuta) on

Për këtë punë të gjitha vajzat kanë vrapuar nëpër dyqane për ta blerë një xhaketë të tillë, ndoshta jo si kjo por një kopje identike të përafërt me të.

Kjo pasi që një gjaketë e tillë në çmim sillet nga një mijë euro deri tek 4 mijë sosh! / © GazetaBlic /

06/20/2018 20:11

Era Istrefi na prezanton me mashkullin i cili do jetë pjesë e klipit të ri