Lajme

Kur Haki Abazi thoshte se VV është e njëjtë si PDK

03/22/2020 21:10
nga:Norë Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i VV’së, Haki Abazi, para disa viteve sa nuk ishte anëtar i VV’së thoshte se ky subjekt është i njëjtë me PDK’në.

Abazi, që tani njihet si përkrahës i amdh i Kurtit, citohet të ketë thënë se VV është përjashtuese dhe fragmentuese.

‘’VV nuk bën asgjë tjetër më shumë se që ka një grup më të mencur dhe të sofistikuar në grup. Por formën e qasjes drejt komunave dhe drejt politikës dhe drejt angazhimeve dhe përcaktimeve të prioriteteve është e njëjtë me Partinë Demokratike. Është përjashtuese është fragmentuese nuk lejon energji dhe debat të gjallë’’, kishte thënë Abazi.

Abazi iu bashkua VV’së para fushatës zgjedhore të vitit të kaluar. Ai një kohë njihej si kundërshtar i Lëvizjes dhe njihet për debate televizive me ish-anëtar të VV’së, që tani kanë kaluar në PSD.

Ndëgjojeni Haki Abazin, si e krahason lëvizjen VV-je me PDK-në! Sot, Haki Abazi është zv. Kryeministër i Albin Kurtit😊Dëgjim të këndshëm!#Shpërndajeni…

Publiée par LDK per Kosoven sur Dimanche 22 mars 2020

04/05/2020 17:04

Haki Abazi: Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit