Lajme

Kur familja falte gjakun për dy meshkujt e vrarë më 1969

05/30/2018 22:46
nga:Gazeta Blic

Dy vëllezërit e familjes Neziraj nga Metergovci falën gjakun në vitin 1969.

Familje të tëra që shuheshin nga gjakmarrja. Të tjerat izoloheshin nga frika e hakmarrjes.

Ky ishte fati i shumë shqiptarëve që respektonin rregullat e Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Me fenomenin e gjakmarrjes ishte përballur edhe familja Neziraj nga Gollaku.

Dy meshkuj të kësaj familje u vranë për një copë tokë.

E familja tjetër që ishte e axhës së viktimave u mbyllën derisa u zgjat dora e pajtimit.

Pas shumë vitesh ata u pajtuan.

Kofshi faqebardhë, ishte fjala që theu heshtjen nga 70 vjecari Adem Bilalli.
Dy shtëpi që ishin vetëm pesëdhjetë metra njëra tjetrës, u gjakosën duke rënë viktimë e ligjeve të egra që ngopeshin vetëm me hakmarrje.

Atë ditë të asaj vere, askush nuk doli në arë.

Të gjithë morën pjesë në pajtimin e dy familje, që siç shkruante Rilindja, ia kishin ndritur fytyrën vetes dhe tërë fshatit, sepse vetëm burrat e fortë falin gjak.

E në këtë akt pajtimi kishte paraprirë i dënuari me dy vite burg në Nish, i biri i Hazirit që i zgjati dorën mixhës së vet Jusufit, i dënuar me 10 vite burg.

 

 

12/03/2019 15:34

Humbi gjithë familjen nën rrënojat e tërmetit, Dorian Greku prej 2 muajsh ndodhej në Francë për azil