Në kohën kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e parasheh saktësisht se kur mund të shkarkohet kryesuesja e KQZ-së.
Sipas nenit 61 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme, precizohen disa arsye kur mund të shkarkohet apo doërhiqet shefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në vazhdim i gjeni këto rrethana kur mund të shkarkohet kryetari i KQZ-së:
61.5 Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes
ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat e mëposhtme:
- a) Anëtari dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj;
- b) Anëtari nuk merr pjesë, pa ndonjë arsyetim të arsyeshëm, në tri mbledhje të njëpasnjëshme të KQZ-së dhe ndërprerja e mandatit miratohet nga dy të tretat (2/3) e votave të shumicës së KQZ-së;
- c) Anëtari është i dënuar për vepër penale;
29
- d) Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së;
- e) Anëtari nuk është në gjendje t’i kryej detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë.
61.6 Nëse mandati ndërpritet nga Presidenti i Kosovës, emërimi i ri bëhet në pajtim me këtë nen. Emërimi i ri për zëvendësim bëhet në pajtim me procedurat e këtij neni dhe anëtari i ri shërben vetëm për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur të anëtarit të zëvendësuar por do të jetë subjekt i riemërimit në pajtim me këtë nen.
61.7 Anëtari i KQZ-së duhet të ketë përvojë pune prej jo më pak se pesë (5) vite dhe diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, matematikë, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie publike ose në statistikë.
Ndryshe, sot, Osmani i kishte kërkuar dorëheqjen Dakës, dhe në këmbim të një mirënjohje për punën që ka bërë, por, kjo nuk e ka bindur Dakën të jap dorëheqje nga kryetarja e KQZ-së, duke e refuzuar “ofertën” e të parë së shtetit.
Ndërkohë, nga Presidenca ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë, përkundër që Gazeta Blic ka provuar disa herë gjatë ditës të marrë një deklaratë zyrtare.
Valdete Daka e kundërshton kërkesën e Vjosa Osmanit: Nuk jap dorëheqje