Showtime

Kur Adelina Ismaili kërcente mbi tavolina (Video)

03/07/2018 17:06
nga:F.B

Ajo ka thyer shumë tabu tek shqiptarët, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për këngëtaren shqiptare nga Kosova, Adelina Ismaili e cila është e njohur si një prej vajzave të para shqiptare që nuk ka ngurruar asnjëherë të shfaqej e veshur provokuese.

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja i është kthyer skenës publike veçse jo si një këngëtare, por si një aktore.

Ajo tashmë e luan rolin e drejtoreshës, në një seri komike që transmetohet në një televizion privat në Kosovë. Siç duket, këngëtarja e njohur e ka gjetur veten goxha mirë në aktrim, dhe është treguar goxha e zonja në këtë pjesë, shkruan GazetaBlic.

Pavarësisht se nuk i është kthyer këndimit, Ismaili ka lënë gjurmë në të kaluarën e saj me këngë të cilat kanë qenë hite të kohës, e të cilat me shumë ëndje i dëgjojmë nganjëherë edhe sot.

Një prej videove që ka vite e vite që është publikuar, e që titullohet “O po po”, këngëtarja Ismaili shihet kur kah minuta e fundit e videos pasi e ‘ndezë’ atmosferën – hipën mbi tavolinë dhe fillon të vallëzoj.

E veshur me një fustan të stolisur fund e krye me rruaza, e me ngjyrë kremi – Adelina Ismaili shihet çartë se ka ditur si t’i ndezë të gjithë, jo vetëm me vallëzim por edhe me linjat trupore. / © GazetaBlic /

06/18/2018 15:30

Adelina Ismaili shfaqet atraktive në imazhin e fundit, në fokus buzët e saja të kuqe