Lajme

Kur Abrashi e konsideronte punë të kryer: Përparim Rama është me fat, ka foto me kryetarin e Prishtinës

11/17/2021 22:38
nga:M K

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka tentuar të ironizojë me një fotografi të dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës dhe Arben Vitisë.

Abrashi ka publikuar një fotografi të të dy kanidatëve, ku në mbishkrimin e fotografisë ka thënë se Përparim Rama i LDK-së, megjithatë është me fat që ka një foto me kryetarin e Komunës së Prishtinës.

Këtë postim Abrashi e ka bërë para gjashtë ditëve. Deputetit të VV-së nuk i ka shkuar ironia në vend, kjo për shkak se Prishtinën në fakt e fitoi Përparim Rama i LDK-së të dielën e fundit.

“Megjithate z.Perparim Rama eshte me fat. Ka nje foto me Kryetarin e Komunes se Prishtines”, shkruan Abrashi në facebook.

Rama fitoi me një rezultat të ngushtë dhe pikërisht mbrëmjen e zgjedhjeve, Vitia i cili kishte dalë i pari në rundin e parë, ia uroi kundërkandidatit fitoren.

Me c’rast, edhe një herë u vërtetua se Kosova është një shembull i mirë i demokraicsë ndër vendet e rajonit.