Lajme

Kupina: Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon

05/14/2024 19:32
nga:G C

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka bërë me dija se e para vendit vazhdon të prijë si lidere në rajon si më e besuara.

Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo shifër doli nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute).

“68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës”.

“Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, ka shkruar Kupina.