Sporti

Kupa e Kosovës zhvillohet në fundjavë, orari i ndeshjeve

12/05/2019 11:17
nga:M K

Kjo fundjavë shënon ndeshjet e fundit në futbollin kosovar për këtë vit.

Janë ndeshjet e rrethit të tretë Digitalb Kupës së Kosovës ato që i vunë perden këtij viti në futbollin kosovarë për të shkuar më pas skuadrat në pushime e ku pritet të kthehen me punë në fillim të janarit.

Komisioni i garave ka caktuar orarin e ndeshjeve, ku vëmendjen më të madhe e zgjon sfida e së shtunës që luhet në Therandë ku ndeshën Ballkani e Trepça ’89.

Prishtina pritet të ketë punë të lehtë ku ndeshët me Arbërinë sfidë kjo që luhet në Prishtinë, derisa ndeshje e luftuar fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt.

Orari

Nesër (e shtunë)

Ballkani – Trepça ‘89

Drenica – Dardana

Feronikeli – A&N

Vitia – Dukagjini

E diel

Arbëria – Prishtina (zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’)

Trepça – Vushtrria

Liria – Ferizaj

Gjilani – 2 Korriku

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 12:30.

01/25/2020 23:52

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë?