Sporti

Kundërshtari u lëndua gjatë aksionit, futbollisti i Portos me gjestin më “fair-play” të vitit, nuk shënoi gol edhe pse kishte mundësi!

11/04/2024 11:39
nga:Lorik J

Futbollisti i Portos, braziliani Pepe ka bërë një gjest fantastik dje në futbollin portugez, më saktësisht në ndeshjen mes ekipit të tij dhe Estorilit.

Teksa Porto ishte në avantazh me rezultatin minimal, 1:0, nikoqiri pati një mundësi të madhe për të dyfishuar avantazhin. Pepe teksa kishte rast për gol, ishte në duel me kundërshtarin, Pedro Amarillo, pas të cilit mbrojtësi i Estorilit mbeti në tokë. Pas rrëzimit të kundërshtarit, Pepe pati një mundësi të shkëlqyer për të tundur rrjetën, por, kur pa se rivali i tij ishte i lënduar, braziliani u ndal dhe ai nuk donte të shënonte gol, përcjell GazetaBlic Sport.

Ja momenti interesant: