Showtime

Kunata e Dua Lipës ka ditëlindjen

10/10/2019 08:26
nga:Natyra

Bella sot feston ditëlindjen e saj.

Të famshmit janë ata që gjatë gjithë kohës mbështeten nga fansat e tyre. Po ashtu të famshmit ndërkombëtar kanë përkrahje të madhe nga publiku shqiptar. Modelja e njohur, Bella Hadid, sot mbush 23 vjet.

Bukuroshja njihet nga publiku për trupin e saj të dobët dhe bukurinë e saj të veçantë.

Në këtë ditë të veçantë, ajo ka pranuar urime të shumëta nga më të dashurit e saj. Motra e saj më e madhe, Gigi Hadid është e para e cila ka uruar motrën përmes rrjetit social Instagram.

Ndërsa deri tani, ajo nuk ka marr ende ndonjë urim nga kunata e saj shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit ka kohë që është në lidhje dashurie me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid.