Sporti

Kumbulla ka bindur Daniele De Rosin, trajneri i Romës e do në skuadër

06/09/2024 23:48
nga:Lorik J

Marash Kumbulla e ka lënë pas dëmtimin e vështirë dhe i është kthyer aksionit në fushën e gjelbër. Por huazimi i tij te Sasuolo nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa performancat e tij kanë pasur ulje-ngritje.

Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar në vendimin e Daniele De Rosit. Trajneri i Romës është i bindur për cilësitë e Romës dhe, siç raporton “Il Messaggero”, e do Kumbullën në skuadër sezonin e ardhshëm.

De Rosi plotëson 4 qendrat e mbrojtjes me futbollistin shqiptar dhe për këtë arsye do të largojë Jorenten. Planet mund të ndryshojnë vetëm në rast se në tryezën e Romës mbrërrin një ofertë e kënaqshme nga ana financiare për Marash Kumbullën.