Sporti

Kukësi nuk ndalet në merkato, firmos më vellain e Enis Gavazajt

08/05/2020 15:39
nga:Lorik J

Kukësi vijon operacionet në merkato, duke bërë blerjen e tretë në harkun e pak ditëve. Klubi verilindorë ka njoftuar se ka firmosur edhe me vëllain e Enis Gavazaj, Zenel. Ai stërvitej me nënkampionët e Shqipërisë prej disa muajsh, por vetëm sot ka firmosur kontratë.

Njotimi i klubit të Kukësit

⚽️Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollisti i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.

✅Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me ekipin. I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi.

🇦🇱20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Zenel Gavazaj

Mosha: 20 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.72 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Liria Prizren, Skënderbeu

Shqipëria U17, Shqipëria U19