BLIC.TV

Kujtim Shala: Vendi nuk do të shkojë në zgjedhje, qeveria mund të krijohet edhe nga partitë tjera nëse jo nga VV

01/24/2020 23:01
nga:Gazeta Blic

Anëtari i kryeisë së LDK-së Kujtim Shala, në emisionin Blic InterView me Astrit Gashin me bindje u shpreh se zgjedhejt nuk janë një mundësi reale.

Sipas tij, ende eksiztion mundësia që të krijohet një shumicë e re parlamentare për krijimin e qeverisë edhe nëse me VV-në nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje.

“Zgjedhjet janë një mundësi, por në rast se nuk do të krijohet një shumicë e re, por teorikisht ekziston mundësia të krijohet një shumicë e re, por tash për tash nuk e shoh si mundësi reale. Është mundësi reale, por tash për tash nuk është e afërt. Sepse nëse ne nuk do të arrinim të përmbyllnim këtë marrëveshje, në Kuvend ka parti tjera me të cilat mund të arrihet të krijohet qeveria nëse Presidenti ia jep të drejtën partive tjera për të krijuar qeverinë”, tha Shala.

I pyetur për ambiciet e tij në politik, Shala tha se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga funksioni i tij, madje ambicie mohoj se ka edhe për kryetar të LDK-së.

“Unë nuk do të jem anëtar i qeverisë, do të mbajë vetem postet që marrë me votë drejtpërdrejt. Unë nuk kam asnjë ambicie për funksionin e të parit të partisë”, u shpreh ai.