BLIC.TV

Kujtim Shala tregon a do të bëhet koalicioni me VV-në

01/24/2020 22:08
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala, beson se ende ka shpresë për krijimin e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala, në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin tha se grupet punuese të dy partive do të takohen sërish në ditët në vijim për të zgjedhur çështjet e mbetura nga diksutimet e deritanishme, për ti hapur rrugë krijimit të qeverisë.

“Kemi punuar shumë edhe gjatë. Edhe para zgjedhejve edhe pas tyre. Jemi përpjekur ta bëjmë një koalicion dhe kemi qenë shumë afër. Patjetër që ka shpresë, ne për ata po punojmë dhe do të takohemi sërish në ditët në vijim, për të përmbyllur marrëveshjen dhe për të zgjedhur çështjet që kanë mbetur dhe kështu për të vazhduar më tutje”, u shpreh ai.