Fit&Sexy

Kujdesi ndaj fytyrës për një lëkurë të shkëlqyer dhe pa rrudha

01/13/2021 17:45
nga:Flutura Gashi

Është ëndrra e çdo gruaje ta ketë një lëkurë të përkryer, pa rrudha dhe plot shkëlqim.

Prandaj, ato janë vazhdimisht në kërkim të produkteve më të mira për kujdesin e lëkurës, të cilat u ndihmojnë ta realizojnë këtë ëndërr dhe dëshirë të përhershme.

Sidoqoftë, në disa raste as ndjekja me kujdes dhe përkushtim i këtyre rutinave të kujdesit ndaj lëkurës, e as përdorimi i produkteve më të mira e më të shtrenjta në treg, nuk bëjnë që lëkura juaj të jetë e përkryer.

Në disa raste, lëkura e fytyrës bëhet më e ndjeshme dhe rrudhat apo shenjat e plakjes fillojnë të dalin në pah.

Nëse e gjeni veten në këtë situatë, iu njoftojmë me disa arsye që tregojnë pse lëkura juaj papritur ka filluar të jetë e ndjeshme.

Pastrimi i fytyrës për largimin e lëkurës së vdekur mund t’iu lë të freskët dhe bënë që lëkura juaj të shkëlqejë, por pastrimi i tepruar i saj e bënë lëkurën të ndjeshme. Kur e pastroni fytyrën me forcë, shtresa e jashtme e lëkurës dobësohet dhe qahet, gjë që shkakton shenja dhe inflamacion. Prandaj sugjeroheni që ta pastroni fytyrën me butësi dhe të mos e qëroni lëkurën.

E tëra që ju nevojitet për t’u kujdesur për lëkurën tuaj është një rutinë e thjeshtë, dhe gjetja e produkteve që funksionojnë më së miri për llojin tuaj të lëkurës. Përdorimi i më shumë se një produkti kundër rrudhave, e bënë atë shumë të ndjeshme dhe të cenueshme. Të gjitha këto produkte përmbajnë kemikale që funksionojnë në forma të ndryshme në lëkurën tuaj, që do të thotë se çdo herë që i përzieni apo ndryshoni këto produkte, lëkura juaj e fytyrës e vuan peshën më të madhe të përshtatjes me to. Si rezultat lëkura përfundon duke u bërë më e ndjeshme.

Shumë gra e shijojnë larjen e fytyrës me ujë të ngrohtë. Sidoqoftë, ju duhet gjithmonë ta pastroni atë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë e bënë lëkurën të thatë dhe të irrituar. Kremrat hidratuese ju ndihmojnë ta mbani fytyrën të ushqyer, dhe koha më e mirë e përdorimit të tyre është pikërisht pas tushit të nxehtë. Uji me temperaturë të lartë gjithashtu e largon vajin natyral nga lëkura, duke e lënë atë të cenueshme nga papastërtitë dhe ndotësit e tjerë.

Pastruesit nuk kanë për qëllim vetëm heqjen e grimit nga fytyra, por gjithashtu i largojnë edhe papastërtitë e tjera që i bllokojnë poret. Por kur e përdorni një produkt të gabuar, kjo mund të ketë efekt të dëmshëm për lëkurën tuaj. Jo të gjithë e kemi lëkurën e njëjtë të fytyrës dhe pastruesit kanë përbërje të ndryshme, prandaj për disa lloje të lëkurës ata mund të jenë më të ashpër, se tek disa persona tjerë.

Derisa retinoli mund të ndihmojë në zvogëlimin e vijave të holla në fytyrë, përdorimi i tepërt i këtij produkti mund ta bëjnë lëkurën të bëhet më e ndjeshme me kalimin e kohës. Ndonjëherë retinoli gjatë javëve të para të përdorimit bënë që lëkura të djegë pak, dhe kur një gjë e tillë ju ndodhë, është mirë ta ndaloni përdorimin e tij për t’i dhënë fytyrës kohë për t’u shëruar. /GazetaBlic.