Lajme

Kujdes kur kaloni natën nga Biblioteka Kombëtare, mund të përfundoni kështu

11/21/2017 15:49
nga:M H

Një sulm ndaj disa vajzave ka ndodhur natën e kaluar në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Xhorxh Bush”.

Kështu ka treguar Dona Krasniqi për Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se rreth orës 21:00 disa djem kanë sulmuar shoqet e saj, duke tentuar që t’ia merrnin çantat, dhe nga ky sulm ato kanë marrë disa lëndime trupore.

“Nuk desha të zgjohem sikurse nuk ka ndodhë asgjë sepse duam të jemi më të sigurt, se po jetojmë në Prishtinën e Kosovës e jo ne Beogradin e Serbisë.
Mbrëmë rreth orës 21 min saktësisht në rrugën e RTK-së që të qon ka Biblioteka Kombëtare, shoqes time te ngushtë e cila ishte duke vajtur atë rrugë bashke me një  shoqe tjetër disa huligan munde ti quaj kështu provuan me forcë të merrnin çantën, por asgjë nuk paguhet me atë friken shqetësimin të bërtitura dhe gërvishtjet ne duar qe ajo përjetoj në atë moment, unë kisha lute nga të gjithë ju që të keni sado pak kujdes, por dhe një lutje më të madhe e kisha pas edhe për organet kompetente të rendit dhe të sigurisë që të marrin masa më serioze që raste të tilla të mos ndodhin më !!!”, thuhet në rrëfimin e vajzës.

Sulme të tilla në Prishtinë, janë bëre mjaft të shpeshta./GazetaBlic./

 

 

02/23/2018 08:06

Sulmohet nga ata, por shpëton mrekullisht – pamje që tregojnë se si qeni “ua hodhi” tre ujqërve (Video)