BLIC.TV

Kuçi me akuza ndaj VV-së: Janë parti populiste. Një prej arsyeve pse humbëm në zgjedhje, është propaganda e VV-së

11/22/2019 22:19
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi në emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashi, që transmetohet në Klan Kosova e që është prodhim i Gazeta Blic, ka drejtuar akuza ndaj ish- partisë së dikurshme- Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuçi duke e komentuar ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos anulohen votat nga Serbia, tha se kjo ishte arsyeja pse e ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo e ka cilësuar VV-në si partinë që më së shumti ndërron qëndrimet.

Kandidatja për deputete nga PSD ka theksuar se një prej arsyeve se pse ka humbur partia e saj në zgjedhjet e fundit, është edhe sulmet dhe propaganda e madhe që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Duke komentuar se si PSD nga 12 deputetë në mandatin e kaluar sot nuk e ka asnjë, ajo thotë se është befasuar dhe se ka qenë një rezultat i papritur.

Sipas saj, këta 12 deputetë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë legjislaturës së kaluar.

“Qytetari kërkoi ndryshim, dhe ndryshimin nuk e pa tek ne, por e pa tel Lëvizja Vetëvendosje”, ka theksuar Natyra Kuçi, raporton Gazeta Blic.