Lajme

Kuçi e PSD-së ia kujton Kurtit fjalët për “xhipat e zinj”

02/04/2020 20:25
nga:E Sh

Anëtarja e Partisë socialdemokrate, Natyra Kuçi, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti fjalët që dikur i kishte thënë për “xhipat e zinj”.

“Xhipi me xhama të zi dhe truprojat të cilët aq zëshëm kundërshtoheshin, sot na qenkan „më parë rregull sesa nevoja“ e kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Xhipi me xhama të zi dhe truprojat të cilët aq zëshëm kundërshtoheshin, sot na qenkan „më parë rregull sesa nevoja“ e kryeministrit Albin Kurti. E nëse kauzat mbi të cilat rritesh, pra që i përdor kur je i dobët, pranohen si rregulla protokollare në momentin që bëhesh me pushtet, shpërfaqin një dilemë të madhe për qeverisjen e ardhshme.

Sakrifica për rritjen e VV ishte e madhe dhe kjo nuk u bë vetëm për të ndërruar pushtetin, por u bë për një transformim të madh shoqëror dhe realizim të thirrjeve tona për të cilat morëm mbështetje.

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!