Cult

Kuçi e Dumoshi koordinohen të shtyjnë përpara projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit ‘Ibrahim Rugova’

08/03/2020 22:31
nga:N S

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot ka pritur ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.

Temë diskutimi me ministren Dumoshi ishte shtyrja përpara e projektit shumëvjeçar të Teatrit të Operës dhe Baletit ‘Ibrahim Rugova’.

Është fatkeqësi që deri tash ende diskutohet për këtë projekt, kur tashmë është dashur ta gëzojmë objektin e përfunduar të teatrit e operës dhe baletit. Sa i përket Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, gjithçka që është e mundur do të bëhet. Shpresojmë që t’i japim rrugë të ndërtimit njëherë e mirë këtij projekti të rëndësishëm për kulturën e vendit’, ka thënë Kuçi, teksa ka përgëzuar ministren Dumoshi që këtë projekt e ka vënë si synim kryesor.

Duke u nisur nga përvoja e ministrit Kuçi edhe si kryetar i Komunës së Suharekës dhe pasionit të tij për arkeologjinë e historinë, ai shfrytëzoi rastin që ta njoftojë ministren Dumoshi për lokalitetet arkeologjike që kanë nevojë për vëmendje në Suharekë.​

 

06/26/2019 16:28

Blerim Kuçi nuk votoi kundër ligjit për sponsorizime, por kundër Bekim Haxhiut