BLIC.TV

Kuçi: ADN-ja e PDK-së janë themeluesit dhe komandatët e UÇK-së

05/22/2019 22:27
nga:A. R.

Duke folur për reformat në Partinë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi zyrtar i lartë i kësaj partie tha se gjeneratat e vjetra të PDK-së, janë AND-ja e kësaj partie.

Sipas tij nuk ka asgjë të keqe që në krye të degëve të PDK-së po rikthehen apo po e rifitojnë degën njerëz që tash e dy dekada janë pjesë e PDK-së.

Ai ka përmendur katër shtresa pa të cilat sipas Kuçit PDK nuk do të mund fitonte zgjedhjet as në nivel lokal e as në atë qendror.

Secili individë që ka 20 vjet përvojë politike apo në një parti politike apo skenën politike është më i mençur, më i përgatitur politikisht se secili prej tjerëve që mund të jenë nga sot. PDK i duhen katër shtresa – shtresa e atyre që janë ADN-ja e PDK e që janë themelues të PDK apo luftëtar të UÇK apo të burgosur politikë – struktura e dytë, duhet të jenë themeluesit e PDK-së, të ruhet kontinenti në degë, nëndegë e nivel qendrore, struktura e treta duhet të jenë njerëz ekspertë e me ekspertiza intelektuale, mjek, biznesmen të suksesshëm dhe struktura e katërt duhet të jenë njerëzit e rinj edhe me moshë, por edhe me përvojë politik dhe nëse bashkë-dyzohen këto struktura, PDK-ja e ka suksesin e qartë,” ka thënë Hajredin Kuçi për emisionin “Expose”, shkruan Gazeta Blic.

Dokumentarin e plotë nga Expose, mund ta shikoni këtu: