Opinion

Ku po shkojmë?!

02/09/2019 14:10
nga:Labinot Krasniqi

Ku po shkojmë? Askund, bash askund. Mu përgjigj një kojshi, jurist goxha i moqëm. Keq, në ketë moshë me tu mbush mendja më ik prej këtu. Kur dëgjova edhe një të moshuar të thotë ketë, çfarë të pres prej një te riu, të cilit i është marrë edhe mendësia për të menduar së do të bëhet me mirë.

Çdo kush që ka pasur udhëheqjen e vendit do të duhet të ndihet fort keq. Përfundoj lufta, dolëm të jemi populli me mendimin me pozitiv për të ardhmën, madje disa vite rresht. Çfarë mund të flitet tashmë për ketë çështje?! Keq! Nuk ka me shpresë për me mirë, e thotë secili i ri, e i moshuar po ashtu. I riu don, thjesht, të ik ng vendi, i vjetri në pamundësi të ikjes, shpreh dhimbjen për pasardhësit.

Kur sheh vendimet e qeverive, sidomos draft buxhetin për vitet në vijim, edhe kthehesh në një fshat të vogël apo të madh, në një komunë, të vogël apo nga ato të mëdhatë përballesh më problemet me esenciale të mundshme, kemi mungesë të ujit të pijes, madje në shumë momente edhe mungesë të rrjetit të ujësjellësit, kemi mungesë të rrjeteve të kanalizimeve, që dërgon ujërat e zeza deri në një pikë ku nuk i bënë dëm fshatit apo komunës fqinj, derisa me pak po ankohen për asfalt, edhe pse ka shumë rrugë në nivel vendi që ose nuk janë shtruar ose janë shtruar keq. Pra, po flasim për probleme esenciale, që flet për kualitetin e jetës, natyrisht ka të bëjë me shëndetin e një shoqërie.

Shkon në secilën komunë, të vogël apo të madhe, shikon gjendjen e shkollave, nis nga toaletet që janë në gjendje tmerrësisht të këqija, në disa raste natyrisht është investuar, por në disa raste ekzistojnë vetëm për përsonel derisa fëmijët-nxënësit duhet të dalin tek ato toaletet jashtë, madje një shampon, uji i nxehtë apo një dezinfektues është diçka tepër për tu imagjinuar, e lërë më për të kërkuar. Madje, nga ndonjë drejtorë shkolle mund të thuhet, që nuk je në shtëpi këtu. Toaletet, edhe pse mijëra mikrobe mund të marrin fëmijët më vehte nuk kanë asnjë trajtim, në mungesë të buxhetit thonë. Shkollat, mandej i sheh me pluhur, mure të zhyera, banka e ulëse të dëmtuara, mungesë të bibliotekave, librave, sallave të leximit, kabineteve dhe pajisjeve të nëvojshme, mungesë të hapsirave për aktivitete edukative, sportive, kulturore, etj. Thjesht, edhe pse në një përiudhë kishte tendencë të ndërtimit të shkollave të reja duke ofru kushte me të mira, ato shkolla nuk janë bërë me të mira, madje përveç që kanë ndikuar në rritjen e numrit të mësimdhënësve, nuk ka ndikuar gjë pozitivisht, parjashto ndonjë shkollë prefesionale. Madje, ka ndikuar keq, meqë në shumë shkolla ka rënie të numrit të nxënësve dhe veç kanë filluar shënjat e këtij pakësimi, sado që në shumë drejtori të arsimit nuk e theksojnë ketë.

Madje, të bie të shkosh në ndonjë toalet të Komunës, në atë të Klinës e kam parë vetë, mirëmbajtja e toaleteve me duket pasqyrë e qasjes së qeverisjes komunale, por edhe edukates qytetare. Çezmet pikojnë ujë, mandej çdo gjë e pa pastruar dhe e dëmtuar, thjesht alarm për inspektorët.

Nëse mendon tek shëndeti, atëherë përveç institucioneve që ofrojnë shërbime të mjekësisë sekondare që janë në gjëndje tmerrësisht të rëndë, po dua të theksoj nivelin me të ulët, shëndetësinë primare, duke përfshirë QKMF-të, QMF-të apo AMF-të. Qendrat Kryesore të Mjeksëisë Familjare, QKMF, edhe pse kanë një vëmendje me të madhe nga ana e udhëheqësve për të qenë me shërbime me të plota, mbesin ende larg shërbimit që i duhet qytetarit. Në shumicën e tyre, kemi biznes ndërmjet publikes dhe privatës, në shumicën e tyre shumë shpesh mungojnë aparatët esenciale apo janë në numër shumë të vogël, edhe një EKG nganjëherë është e vështirë të bëhet. Barnat nga lista esenciale, që do të duhej të ishin 24/7, dihet botërisht që mungojnë. Mandej, në momentin që hyn në një mjedis shëndetesor, pa dallim, nëse është infektologu apo pediatri, asnjë dallim dhe ofrim shërbimi duke i përshtatur pacientit, të një të infektuari, përkatësisht të një fëmiu. Muret e zhyera apo të gjakosura, pa shtretër ose me shtretër me kushte minimale, pa ndërruar çarçafet, thjesht, edhe ketu alarm për inspektorët, dhe jo vetëm.

Kur flasim për QMF dhe AMF, bazuar në ligj kanë orar pune të caktuar, po ashtu edhe një listë të shërbimeve që do të duhej të ofroheshin. Aty është edhe me keq, nuk ka mjekë që punon me rregull, nuk ka shërbim dhe pacientet detyrohet të shkojnë drejt QKMF-së, apo në fshatrat ose qytetet me të afërta. Aty mungojnë kushtet minimale për shërim. Alarmi rritet!

Ku po shkojmë!? Plotë gojen po e kemi për liberalizim vizash, integrime evropiane, takime madhore në nivel ndërkombëtarë, por aman, të peshohemi njëherë e mirë në të dy këmbet dhe të shohim ketë realitet. Rritja e pagave për gjithë këta sektor, nuk po e bënë shërbimin me të mirë, shëmbull është rritja e pagave vazhdimisht në arsim. Arsimi ka mbetur në nivelin e njëjtë, mos me keq! Shëndetësia, mjekët përveç pages në publike, marrin edhe mjete shtesë nga puna në privat, ata nuk ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve. Ose edhe me keq, autoudhat, që janë berë dhe po bëhen, nuk ndikojnë në rregullimin e këtyre gjërave bazike, ato e shëndrrojnë Kosovën transit për çdo kënd.

Qasja e qeverisë, nacionale dhe lokale, duhet të jetë e koordinuar dhe t´i rregulloj problemet me bazike për një minimum të kualitetit jetësor, disa të përmendura me lartë. Rregullimi i këtyre do të ndikoj në një shoqëri me të shëndosh, me të edukuar, fshatra me të populluar, Kosovë, qytete e fshara që i ofrojnë qytetarit diçka.

Unë shpresoj që nuk jemi vonë, meqë qasja e qeverive deri me tani ka qenë krejt tjetër. Shërbimin që e ka pasur obligim për t´i ofruar qytetit, fshatit, ia ka kushtëzuar në një masë me votën e (mos)dhënë. Shoqëria, që ka nevoja të shumta, i ka besuar secilës qeveri, por, tashmë jemi në shkallën që me nuk i beson kush qeverisë dhe mundesisë për tu bërë me mirë. Andaj, përgjigja e pyetjes së ku po shkojmë, fatkeqësisht është ´´Jashtë vendit´´, veç dikush e emërton me perëndim, dikush, e precizon me Gjermani, Zvicërr, dikush, sa me larg Kosovës..

Duke mos pasur fuqinë e reagimit publik, qytetarit i ka mbetur vetëm kjo mundësi, e ju mund t´i rrisni pagat e sektorit publik, mund të luani me të siguruarit e votave për një kalim pragu apo për të qenë një partner i madh apo i vogël në qeverisjen e ardhshme, mund të bëni autoudha të mëdha (jo)kualitative, mund të shpenzoni shume mjete për stafin tuaj të madh e në rritje, por zgjidhja e problemeve është nga poshtë-lartë dhe me diskutim të gjerë dhe përfshirje të publikut e grupeve të interesit. Është përmes vendimeve e veprimeve që janë në interes afatgjatë të publikes.