Cult

Ku është Kosova në raport me Konventën ndërkombëtare?!

03/29/2019 20:20
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Doruntina Hamidi

Konventa është marrëveshje ndërmjet shtetëve për zbatimin e ligjit të njejtë për ndonjë qështje,por ajo qfarë është më e rëndësishmja janë të drejtat e njeriut ku përfshihen dhe të drejtat e fëmijëve , këto janë aktet më të rëndësishme,qdo shtet ndonëse i përmbahet ligjërisht, pas plot hulumtimeve ne ende se kemi pranuar.

Ku jemi ne si Kosovë në raport me Konventën?
Sikur të ishim më të solidarizuar, më pozitiv a do kishin ndodhur këto që po ndodhin?
Forma të ndryshme të dhunës, plaqkitje,abuzim,vrasje,kidnapim,prostitucion, dhe vetëvrasja që është në rritje të dukshme,vlerë i japim vetëm sipërfaqes jetësore, ku është baza e ardhmja jonë?

Ndoshta jam e re të flas për këtë situat por sytë e mi shohin një gjendje tmerruese, shkak kryesor varfëria qdo i dyti me dorë përballë teje, qdo i dyti pa kulm mbi kokë,është njëlloj sikur të jesh i zhytyr në këtë përvojë të errët, nuk e di a është fajtore Kosova apo ne si individ?

Sikur shteti të praktikonte këtë formë mbi popullin e tij, normalisht se këto krime, padrejtësira, do zhdukeshin, ne jetojmë për të paragjykuar .

Në burg , në institucione mendore ka plot femra aty, me dënim të përjetshëm , a i pyet ndokush pse?
A shpreh ndokush interesim tek ato femra?

Ne i trillojmë vet të drejtat tona, qdo kush ka të drejtën e shprehjes, një fëmiu i ndalet arsimimi , a ka të drejtë të bëhet në moshë të re nuse e një paraziti?

A ka të drejtë gruaja të mos gjej punë pse ndihet më rehat me mbules?
A ka të drejtë ta duroj varfërinë?
Plot të drejta i kthejmë mbrapsht sepse nuk kemi favor.

Konventa do të duhej të ishte libri i secilit nga ne, sikur të dinim të paktën vetëm për nenet e bazuara të këtij dokumenti, nuk do kishim nofkën aktualitet, do ishim yje, sdo ishim viktima të askujt, as rob i askujt.

Ndonjëher mendoj se as barazi gjinore s’kemi !
Ende nuk e ndëgjova dikë që hap debat që fatkeqësisht në shumë familje qifti fle me një dhomë të përbashkët me fëmijët, sepse i duket e arsyeshme,dashurin e shprehim me bindjen se vetëm intimiteti dhe dhuna dinë më së miri ta përceptojnë.

Në vendin tim po mungon respekti, rregulli,bamirësia kaos që përmbys aftësit tona, dhe imagjinata po mbetet veqse një iluzion.

Vdes duke mos e ditur pse, të grisin nderin si një copë letre , e përkrahje gjenë vetëm tek lotët e fshehur, abortin e kemi shok të ngushtë, shtatzania të lejohet vetëm nëse kumbojnë daullet a pse nuk mban mbiemër me rëndësi tek burri je….

Sa gruaja divorcohet dhe merr titullin e përdalë,e antarët e shtëpisë si përkrahës të fortë arsyen e kuptojnë nga fqinjët, shteti si shtet nuk di për statistikën e këtyre krimeve.

Rritjen e fëmiut e merr përsipër vetëm nëna dhe në fund fajësohet vetëm nëna dhe babain e imagjinojnë si në përralla puntorë dhe mbret.

Drejtohesh për ndonjë punë, të pyesin me cilën parti je,dhe i tërë pytësori perfundon me sy në këmbë e jo në sy, dhe përgjigjen për pranim e merr mbas orës dymbëdhjetë.

Fëmijët i fillojmë pa mirëkuptim , e rrisim me variantat e mysafirëve të ditur, nga mimikat e babait të lodhur prej të qarës ,nga gjidhënia e eksperimentuar me nutricist të qastit,nga mos dashuria e gjyshes se për momentin është mike dhe rivale me nusen.

Shkollën ta përshkruajnë bukfalisht,se ti aty nxjerr kafshatën e jo dijën, dhe rrinë si dy të panjohur duke pritur pagën tënde, e mbas gjithë kësaj në cilin zanat ilegal po e gjenë vetën,cilën shoqëri , njëlloj sikur ai edhe ty do të thinjet floku, do plakesh para kohe dhe pensionin e turbulluar do e gëzosh vetëm në pilulat e farmacis.

Edhe një letër e një narkomani më copëtoi shpirtin e ne i përulim më së shumti, pa jeto veq një ditë duke u kujdesur për të nuk do ndjesh gërrdi të hash edhe nga mbeturinat.

Sa fëmiu në karrocë me Sindromën Down dhe Autist i mbajmë mbyllë se me i parë turp, e turpi më i madh është që e cilëson vetën mbi tabun se je edukuar ashtu, e unë psikologun tim e kam me nevoja të veqanta.

Njësoj sikur ti që e largon fëmiun tënd prej religjioneve tjera mos e hip pra në autoban , as në këshillimore publike, mbaje në ajër.

Ne e diskriminojmë thelbin e presim të dal diqka,kuptoje një herë e mirë tek ne nuk të lindin pa pasur interes , njësoj sikur që nuk të varrosin pa pasur interes, gjithë kjo dramë , regjisorë pa pagesë, vullnetarë për të lënduar, mijëra breza jetuam me opsionin sikur , edhe tematikat e profesorëve tingëllojnë qesharake se nuk i praktikojmë askund,dhe na pengon veq në t’dëgjuar.

Të tillë jemi , deri kur do jemi qeraxhi i atdheut tonë,ky realitet më detyroi , sepse përveq që po e pëson shteti dhe fëmijët askënd tjetër se pashë!.