Showtime

Kthim në kohë, Dibran Tahiri publikon fotografi nga seriali “Familja moderne”

04/18/2019 09:38
nga:L I

“Familja moderne” ishte dikur një nga serialet më të shikuar në vend, shkruan GazetaBlic.

‘Dini’ dhe ‘Drita’ ishin dy aktorët e këtij seriali të cilët kishin rolin e prindërve, dhe ballafaqoheshin me probleme nga më të ndryshmet nga fëmijët e tyre.

E si duket, jo vetëm publikut, por edhe vet aktorëve iu mungon aq shumë ky serial. Aktori me rolin e ‘Dinit’, Dibran Tahiri është bërë nostalgjik përmes një postimi të bërë në Facebook, ku ai ka publikuar një fotografi së bashku me ‘Dritën’.

“Na ishte njëherë’, ishte mbishkrimi i aktorit në fotografinë e publikuar.

“Familja moderne” ka kohë që nuk realizohet më, por nuk dihet nëse do ketë ndonjë rikthim të tij, siç dhe ka ndodhur shpesh me seriale të ndryshme./GazetaBlic