Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, thotë se reagimi i Listës Serbe dhe dënimi i sulmit ndaj kanalit të Ibër Lepencit, përbën një hap të rëndësishëm drejt marrjes së përgjegjësisë nga ky subjekt politik, një veprimq ë deri më tani ka qenë i rrallë.
Kryeziu ndër të tjera thotë se një ftesë nga kryeminsitri për një takim me përfaqësuesit e subjekteve politke serbe në veri, do të shërbente si një verpim i përgjegjshëm për forcimin e bashkëpunimit, intergrimit dhe ndërtimin e besimit reciprok.
Tutje ai thotë se një hap i tillë nga ana e kryeministrit do të përfaqësonte një akt të guximshëm dhe të nevojshëm poltik.
Postimi i plotë:
Reagimi i Listës Serbe dhe dënimi i sulmit ndaj kanalit të Ibër Lepencit përbën një hap të rëndësishëm drejt marrjes së përgjegjësisë nga ky subjekt politik, një zhvillim që deri më tani ka qenë i rrallë. Sidomos kur ky subjekt shpesh është parë si zgjatim i situatave destabilizuese në komunat veriore të Kosovës.
Siguria është një sfidë e përbashkët për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe komunitetin serb që jeton në ato komuna. Në këtë kontekst, një ftesë nga kryeministri për një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike serbe në veri, si dhe me shoqërinë civile atje, mund të shërbejë si një veprim i përgjegjshëm për forcimin e bashkëpunimit, integrimin dhe ndërtimin e besimit reciprok.
Pavarësisht gatishmërisë së tyre për një takim, një hap i tillë nga ana e kryeministrit do të përfaqësonte një akt të guximshëm dhe të nevojshëm politik, si dhe një sinjal të qartë për dialog, përfshirje dhe kujdes institucional ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie apo përkatësie politike.