Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arrijnë të nënshkruajnë marrëveshjen për qeverisje pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, atëherë do ta ndihmoj kjo zhvillimin e demokracisë dhe emancipimin politik nga një dimension më i gjerë, shkruan GazetaBlic.
Kryeziu thotë se edhe ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve do të rriste besimin dhe respektin e marrëveshjes për koalicion.
Por, nëse mund ta arrijnë pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, atëherë tejkalimi i krizave do rriste besimin tek subjektet politike po ashtu me vlerat dhe kualitetin e demokracisë.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Jo, pse partneret tane nderkombetar s’do ti jepnin pervoje, ekspertize, lehtesi, besim dhe respekt marreveshjes per koalicionin qeverises, nese do te kerkohej nga ta gatishmeria per te ndermjetesuar arritjen e nje kompromisi, si adresim i krizes paszgjedhore per formimin e institucioneve.
Por, VV dhe LDK-ja permes kompromisit dhe arritjes se nje marreveshje per qeverisje, pa nevojen per ndermjetesim nderkombetar, do te ndihmojne zhvillimin e demokracise dhe emancipimin politik nga nje dimension me i gjere. Tejkalim i krizave dhe kultivimi i kompromisit, do te rriste besimin tek subjektet politike, vlerat edhe kualiteti i demokracise qe po synojme.
Jo, pse partneret tane nderkombetar s’do ti jepnin pervoje, ekspertize, lehtesi, besim dhe respekt marreveshjes per…
Publiée par Ismet Kryeziu sur Mercredi 22 janvier 2020