• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryeziu: Nëse LDK merr NISMA-n në koalicion, tendencë për të dal subjekt i dytë!

11/01/2025 21:07
nga:N K

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Kryeziu ka folur për një marrëveshje të mundshme mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nisma-s.

Kryeziu ka potencuar se tendencë e tyre është t’iu rritet fuqia në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen për krijimin e Qeverive te reja dhe që të dalin si subjekt i dytë, qoftë si subjekt, qoftë si koalicion.

“Klasa jonë politike nuk është e ndarë mjaftushëm në ideologji. Nëse LDK e merr Nismën, politikisht do të thotë me NISMËN së bashku do të arrijë një votë të barabartë me Partinë Demokratike dhe ndoshta varet nga zhvillimet politike mendoj që është një tendencë me dal subjekti i dytë politik.”

“Tani qoftë si koalicion qoftë si subjekt është tendencë me dal subjekt i dytë politik dhe fuqia e saj do të ishte më e madhe në negociatat që do të zhvilloheshin në krijimin e Qeverive të reja.”

Unë besoj që do të shohim nja 20 mijë vota nga zgjedhjet lokale që i ka marrë zotri Limaj, besoj që do të ishte potencialisht në rezultatet aktuale për të pasur një barazpeshë mes Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike si subjekte të dyta por kjo mbetet për tu parë”- tha Kryeziu në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.