• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryeziu: Kjo është koha kur duhet të shkojmë në zgjedhje të reja!

11/04/2018 21:31
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic sonte ka filluar me produktin e ri televiziv, “Blic Intervieë”, me Astrit Gashin, emision ky që do të transmetohet çdo javë.

Në emisionin e parë, i ftuar është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Kryeziu duke folur për zgjedhjet e reja tha se aktualisht nuk janë të nevojshme.

Sipas tij, as zgjedhjet e reja nuk do të garantojnë që do të ketë consensus.

“Koha më e mirë për zgjedhje do të ishte, fillimisht të bëhej reforma zgjedhore. Dhe pas arritjes së kësaj reforme, atëherë do të shkohej në zgjedhje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

BlicInterview – I ftuar, Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu

LIVE – #BlicInterview | I ftuar, Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Publiée par GazetaBlic sur Dimanche 4 novembre 2018

Në “Blic Intervieë” me Astrit Gashin, Kryeziu ka thënë se nuk bën të shkohet në zgjedhje për shkak të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, reforma zgjedhore e ngrit kualitetin e përfaqësimit dhe të llogaridhënies.

Ai ka argumentuar se për shkak të tri proceseve: Para anëtarësimit në Interpol, për shkak të liberalizimit të vizave dhe për shkak të marrëveshjes finale me Serbinë, nuk bën të shkohet në zgjedhje.

 

Ismet Kryeziu kërkon konsensus për dialogun me Serbinë