• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryeziu: Gjuha denigruese e Kurtit ndaj partive opozitare për të arritur maksimalizim të votës!

11/02/2025 09:07
nga:N K

Ismet Kryeziu, drejtori ekzekutiv i KDI-së, në një intervistë për “BlicInterview” me Astrit Gashin, ka folur rreth gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga Kryeministrit Kurti ndaj partive opozitare, është shprehur se nuk sheh ndonjë momentum politik që do të ulte diskursin e gjuhës edhe ashpërsinë e gjuhës.

Kryeziu beson që kriza institucionale dhe politike e krijuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është rezultat i gjuhës së përdorur në fushatë, pasi që partitë politike në fushata elektorale gjithmonë priren të dalin përtej kodit etik për të arritur numër sa më të madh të votave.

“Unë besoj që kjo do të vazhdoj ndoshta në forma të tjera por gjithësesi unë besoj që gjuha do të jetë përafërsisht aty ku kemi qenë edhe në zgjedhjet e shkurtit”.

“Dhe nuk besoj që kriza institucionale dhe politike e krijuar mas 9 shkurtit është pasojë i gjuhës dhe besoj që në fushata zgjedhore partitë politike, dalin përtej kodit etik, politik në përdorimin e gjuhës për të arritur maksimalizim të votës”.

Sipas Kryeziut etiketimet ndaj kundërshatëve politik në Kosovë kanë filluar që kohë të gjatë, dhe varësisht nga komunat ku gara ka qenë më e ashpër mes kandidatëve, ka variuar edhe gjuha e përdorur.

“Qysh më herët ndoshta qysh me ardhjen në Qeveri të Vetëvendosjes kanë filluar të zbehen ato por gjithësesi në këtë fushatë zgjedhore që kemi pas për zgjedhjet parlamentare kemi pa një gjuhë të tillë edhe pse në zgjedhjet lokale mendoj që deri në njëfarë mase është zbutur ose të paktën ndaj disa akterëve është zbutur e disa jo varësisht nga gara ku ka qenë”.

“ P.sh në Mitrovicë ka qenë më e ashpër gjuha e kandidatit të zotri Kurti, në komunat e tjera ka qenë më e butë por gjithësesi nuk është se gjuha është faktori kryesor pse se kemi një koalicion apo një qeverisje të përbashkët. Nga përvojat politike të cilat i kemi pas deri tash, partitë politike kane arritur ose kanë ditur ti tejkalojnë mbi gjuhën dhe mbi akuzat që kanë pas ndaj njëri tjetër, por besoj që edhe ka probleme në çasje, si në aspektin e casjes që ka pas Qeveria Kurti për Veriun, në diplomacinë ndërkombëtare edhe mendoj ka papajtueshmëri ndaj subjekteve politike por duke e përfshi edhe Lidhjen Demokratike e cila ka pasë një përvojë jo të mirë në kuadër të koalicionit apo bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen për aq kohë sa kanë pas”.

“Më tepër është mungesë e besimit në partneritet me zotri Kurtin së paku sa kemi pa nga subjektet”– përfundoi Kryeziu për BlicInterview,  raporton GazetaBlic.