BLIC.TV

Kryeziu e thotë hapur: Të hënën do ta kemi qeverinë e re

01/31/2020 22:26
nga:A. R.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, në një intervistë në Blic Interview, ka folur për mundësinë që të hënën të formohet qeveria e re e Kosovës.

Ai ka thënë se beson shumë që këtë të hënë, Kosova do të ketë qeverinë e re.

Ani pse Kryeziu ka paralajmëruar se mund të ketë vonesa gjatë seancës, ai beson që qeveria e re do të votohet.

“Unë mendoj që të hënën do të ketë qeveri të re. Duke e marë parasysh deklarimet e fundit të LDK-së, që janë shprehur të gatshëm që ta ofrojnë vetën edhe pa qenë pjesë e qeverisë, se do ti japin votat, atëherë mendoj se do të formohet qeveria e re këtë të hënë. Mund të ketë vonesa gjatë seancës e gjëra të tilla, por qeveri do të ketë”, ka thënë Kryeziu.

Parashikimi i Ismet Kryeziut se a do të formohet të hënën qeveria Kurti

Këto janë skenaret që mund të ndodhin gjatë seancës ku pritet të hidhet në votim qeveria Kurti