Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka dënuar si akte terrorist sulmin e një nate më parë në Zubin Potokb në veri të Kosovës. Më tej ajo shprehet se frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët meritojnë ndëshkimin e merituar.
“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon.
Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar. Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin”, shkruan Spiropali.