Lajme

Kryetarja e KQZ-së: Më 2017 kemi bërë punë të shkëlqyeshme

12/31/2017 16:33
nga:Gazeta Blic

Jam e vetëdijshme se ne nuk jemi të përkryer dhe do të ishte pretendim i madh të synohej kjo. Por, në punën tonë gjithmonë udhëhiqemi nga ideja për përparim nga një proces zgjedhor në tjetrin, thotë kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

Për herë të parë sivjet ndodhi që ende pa përfunduar një proces zgjedhor – zgjedhjet qendrore – të nis procesi tjetër i zgjedhjeve lokale.

“Në të kaluarën kemi organizuar së bashku zgjedhjet parlamentare dhe lokale, por kësaj radhe ka qenë një përvojë më ndryshe, pasi kemi kaluar nga një proces zgjedhor (zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit) në një proces tjetër zgjedhor (zgjedhjet lokale në vjeshtë). Sigurisht se ka qenë e mundimshme në aspektin organizativ, por sot jemi krenarë se po e përmbyllim këtë vit me sukses”, ka thënë ajo. “Pa dyshim se organizimi i zgjedhjeve është një nga proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse për një shtet, qoftë i madh apo i vogël, por mund të them se Kosova tashmë ka traditë të çmuar në këtë drejtim”.

E pyetur për ta vlerësuar punën e saj më 2017, Daka tha: “Është bërë punë e shkëlqyeshme”.

“Së shpejti si institucion do të kemi mësimet e zëna nga proceset zgjedhore të 2017-ës, të cilat do të na shërbejnë në orientimin e punës tonë në të ardhmen. Gjithashtu, tashmë kemi hartuar Planin e Punës për vitin 2018, që do të miratohet së shpejti, dhe i cili parasheh mjaft angazhime përmes së cilave synojmë të avancojmë edhe më shumë si institucion”, ka thënë Daka.

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor