BLIC.TV

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve: Qeveria të subvencionojë kompanitë që të mos falimentojnë, humbjet janë shumë të mëdha!

04/03/2020 22:08
nga:Y I

Në kohën e Pandemisë të gjithë sektorët e ekonomisë kanë filluar të ndiejnë pasojat e para nga mosfunksionimi i tyre.

Për dokumentarin Expose prodhim i Gazeta Blic ka folur pronari kompanisë ndërtuese Princesha Konstruksion njëherësh Kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve ,Jahir Morina i cili ka treguar vështirësitë me të cilat pritet të përballen.

Ai ka treguar se ka ndërprerë të gjitha aktivitetet në bizneset e tij por akoma nuk e ka llogaritur dëmin se sa është deri tani por vlerëson se është goxha i madh

“Dëmet janë të mëdha, por për ti kalkuar dëmet është shumë herët dhe kjo do një analizë tjetër por e rënësishme tani është të merren masat. Në vendimet e Qeverisë ndërtimtaria nuk është e ndaluar por aty ka disa gabime që duhen përmirësuar sepse ndërtimtaria është e lidhur me sektorët e tjerë. Ne shumicën e punëtorëve i kemi pas nga zonat e Karantinuara si psh Malisheva, Suhareka, Vitia dhe vendet e tjera . Pastaj ndërtimtaria nuk mund të funksionojë pa zinxhirin tjetër të prodhimeve. Paralel me krizën globale kemi edhe krizën ekonomike e cila çdo ditë po thellohet më shumë. Qeveria duhet të marrë masa shpejt, të gjitha sektorët që janë të ndërlidhur dhe jo vetëm ato të ndërtimtarisë të bëjnë një plan emergjent për subvencionimin së paku të mbijetesës se kompanive që mos të falimentojmë, sepse nëse falimentojmë kriza shtohet edhe më shumë.” ka thënë Morina për Expose.