Lajme

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nuk ka çmim që përcaktohet nga kartelet e naftëtarëve

11/22/2019 23:44
nga:Gazeta Blic

Kryetari i shoqatës së naftarëve, Fadil Beriani, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka thënë se nuk ka çmim në treg që përcaktohet nga ndonjë kartel i naftarëve.

“Nuk ka marrëveshje mes kompanive të naftës, përkundrazi është duke u zhvilluar një treg i egër. Nuk ka çmim që përcaktohet nga kartelet e naftarëve”, ka thënë Beriani.

Tutje, ai tregoi se Kosova ka çmimin më të ulët të naftës në rajon.