• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i Rahovecit: Prioritet në komunë kemi bujqësinë, përkrahje të veçanë u kemi dhënë grave fermere!

01/11/2025 19:08
nga:Y I

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se prioritet si komunë kanë bujqësinë dhe u kanë dhënë përkrahje direkte bujqëve.

Një përkrahje të veçantë, Latifi, tha se ua kanë dhënë grave fermere në këtë komunë, të cilat siç thotë ai, janë rrëfime suksesi.

Latifi tha se janë komuna me numrin më të madh të premtimeve të përmbushura.

“Kur e kam kërkuar besimin e qytetarëve natyrisht unë e kam shpalos një program që janë zotime, qëllime, synime, aspirata, prioritete. Që dy mandate që i kam rresht që nga 2017 unë vlerësohem si kryetari që ka përmbushur më së shumti premtime të cilat i ka publikuar dhe shpalosur para qytetarëve që ua ka kërkua besimin. Edhe në këtë mandat ku jemi ne jemi komuna që jemi me numrin më të madh të premtimeve të përmbushura”

“Prioritet mbi prioritetet në komunën e Rahovecit, e kam thënë publikisht, para se ti fitoj zgjedhjet, e kam thënë që është bujqësia. Njerëzit e Rahovecit janë njerëz punëtorë, të vyeshëm dhe ne kemi pa se duke qenë veprimtaria më e rëndësishme në komunën tonë bujqësia ne i kemi dhënë prioritet, rrjedhimisht edhe përkrahje direkte bujqve tanë të shumtë. Nuk besoj se mund të gjendet vetëm një bujk që ka kërku ndihmën e komunës së Rahovecit, ka aplikuar në thirrjet që i ka publikuar komuna e Rahovecit dhe që nuk ka përfitu diçka nga komuna e Rahovecit, qoftë mekanizëm bujqësor, pajisje bujqësore, vegla bujqësore, qoftë sera, qoftë vreshtarë, perimtarë, bletarë, blegtorë.

“Te gratë fermere të cilat rrëfim i suksesit si zonja Fahrie Hoti, janë disa pika të përpunimit të punimeve që i kemi vetëm në Krushë të Madhe, natyrisht edhe ato i kemi mbështetur qoftë me subvencionim direkt qoftë me subvencionim përmes pajisjeve. Ne kemi ndikuar, kemi luftuar dhe kemi zhvilluar beteja të shumta edhe me institucionet qëndrore të Republikës së Kosovës por edhe me donatorët që t’u zgjatet dore t’iu ofrohet një mbështetje në shumë plane grave fermere si Kooperativës Bujqësore ‘Krusha’ pastaj ‘Agro-Krusha’ etj” deklaroi Latifi për domentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se këto gra kanë kaluar përjetimet nga më të rëndat në luftën e fundit në Kosovë dhe se rrëfimet e suksesit të tyre i bëjnë krenar të gjithë.

Të njëjtat tha se janë mbështetur me sera, me dhoma ftohëse por edhe direkt përmes subvencionimit .

“Ne kemi mbështet edhe pikat e përpunimit që kryesisht udhëhiqen ose punojnë gratë të cilat i kanë mbijetuar tragjedive dhe përjetimeve nga më të rëndat që i kemi patur në luftën e viteve 98-99 sepse kanë humbur ose bashkëshortët ose familjarë të shumtë dhe ato tani janë vërtet rrëfime suksesi të cilat ne na bëjnë krenar jo vetëm me mbijetesën por për shkak se janë vërtet rrëfime të jashtëzakonshme suksesi që vlerësohen. Gratë fermere janë mbështetur edhe me sera, edhe me dhoma ftohëse por edhe direkt përmes subvencionimit që zakonisht në fundvit ua ka bërë komuna jonë. Jo vetëm grave fermere por ne mbështesim edhe gratë e tjera të cilat vërtetë kanë vullnet, gadishmëri, apo dëshmojnë që mund të merren me bujqësi dhe mund të jenë të suksesshme si gra të zonja dhe të vendosura që janë dhe natyrisht se edhe ato kanë patur përkrahjen tonë në forma të ndryshme nga subvencionet që i kemi ne për bujqit të të dy gjinive”. tha Latifi për dokumentarin ‘Expose‘ raporton “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se Latifi në këto zgjedhje kandidon për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit me numër 16.

Intervista e plotë: