BLIC.TV

Kryetari i PDK-së në Gjilan akuzon rëndë Izmi Zekën e Zenun Pajzitin

05/22/2019 22:14
nga:A. R.

Qemajl Mustafa është rikthyer në PDK pas pesë vitesh, shkruan GazetaBlic.

Ai ishte larguar nga kjo parti meqë sipas tij PDK në Gjilan ishte “privatizuar” nga Izmi Zeka e Zenun Pajaziti.

Një grup i njerëzve po e mban peng degën për nevoja të veta dhe kështu ndodhi, unë nuk bëra rezistencë sepse e krijuan klimën kështu nga zgjedhjet e vitit 2012 dhe unë u zhvendosa nga PDK. Ata përfituan gjatë kësaj periudhe dikush u bë deputet, dikush zëvendës ministër. Punësonin njerëz dhe ata ishin përfitues, derisa dega e PDK-së në Gjilan binte,”-  thotë Mustafa.

Dokumentarin e plotë nga Expose, mund ta shikoni këtu: