Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur më gjerësisht rreth punës në komunë.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili prej vitit 2013 është në krye të këtij dikasteri na tregon disa nga projektet të cilat kanë realizuar dhe të tjerat që i kanë në perspektivë për t’ kryer.
“Eshtë ndërru terësisht panorama e qytetit të Lipjanit por edhe shumicës së vendbanimeve në komunë. Ka patur një zhvillim dhe duket se ky zhvillim po vazhdon me një dinamikë edhe më të përshpejtuar të zhvillimit të qytetit dhe të zonës përreth qytetit, kur flas për këtë pikë në kuptimin e ndërtimit dhe në kuptimin e zhvillimit urbanistik si qytet. Ne si komunë kemi zhvilluar një varg të projekteve jo vetëm në qytet por në shumicën e vendbanimeve me ç’ka po besojmë kemi arrit një standart më të lartë të mirëqenies së qytetarëve tanë duke krijuar kushte më të mira për jetë dhe punë.
“Ne presim që në vitin 2025 me përmbyll projektin e parkingut dhe parkut bashkë me nënkalimin dhe vazhdimin e sheshit. Eshtë një prej projekteve më të mëdha që kemi punuar sepse përmes këtij projekti kemi zgjidh deri diku problemin e parkingut dhe problemin e trafikut. Në të njëjtën kohë e kemi integru sheshin që do të vazhdohet përmes krijimit të një nënkalimi por nevoja edhe për park të qytetit pikërisht në mes të qytetit Lipjanit….. do të jetë një park që do të shtojë hapsirat gjelbëruese. Ky është njëri prej projekteve, projekti tjetër i rëndësishëm mendoj që është ndërtimi i Qendrës së re të Mjeksisë Familjare, do të jetë një projekt model, po besoj se nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut edhe atje do të përfundojnë punimet”
‘Projekte të tjera janë projektet që kanë të bëjnë me sallat sportive…. i kemi përfunduar në Banullë, Gllogovc, do të vazhdohet pastaj edhe në Lipjan sepse jemi në proces e sipër tek shkolla ‘Ismail Huma’. Jemi në përfundim të punimeve në infrastrukturën e jashtme në shkollën “Kadri Beba” në Ribar të Madhe e cila besoj do të përurohet shumë shpejt . Shumica e projekteve të tjera janë kryesisht asfaltime të rrugicave, të trotuareve, ndriçimit publik, të anekseve të rrjeteve të kanalizimeve sepse pjesa më e madhe e kanalizimeve ka pëfundu. Këto janë disa prej projekteve me të cilat do të vazhdohet kete vit” ka deklaruar Ahmeti për dokumentarin “Expose” raporotn “Gazeta Blic”.