Lajme

Kryetari i Lipjanit kërkon kujdes: Mos e nënçmoni faktin e rrezikut nga virusi

07/13/2020 12:08
nga:E Sh

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se gjendja me COVID-19 në këtë komunë është serioze me trend të rritjes, pasi javën e fundit kanë shumë qytetarë të identifikuar me COVID-19, si pasojë e moskujdesit të të gjithëve.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se kërkohet shumë më tepër kujdes dhe përmbajtje të rekomandimeve të IKSHP.

“Bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë masa mbrojtëse që duhet t’i aplikojmë të gjithë. Ne ju lutemi me mirëkuptim të marrim seriozisht se Virusi ekziston dhe merr jeta të njerëzve. Mos e nënçmoni, mos e injoroni faktin e rrezikut nga ky virus. Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast shprehim ngushllime familjarve që humbin më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuarve me COVID-19”, ka shkruar ai.

Të dashur qytetarë, Gjendja me COVID-19 në komunën tonë është serioze me trend të rritjes. Javën e fundit kemi shumë…

Publiée par Imri Ahmeti sur Lundi 13 juillet 2020