Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur me ngjarjen që tronditi këtë komunë orët e mbrëmjes.
“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës”, ka thënë Ramosaj.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne”.
“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!”.