BLIC.TV

Kryetari i gjykatës supreme: Pranimi i fajësisë nga Pjetër Ndrecaj nuk ishte sipas dispozitave ligjore…

09/18/2020 20:44
nga:M K

Kreu i gjykatë supreme, Enver Peci, në dokumentarin “Expose”, prodhim i GazetaBlic, foli rreth rastit të shumëpërmendur, atë të rigjykimit për Pjetër Ndrecaj.

Kujtojmë, Ndrecaj, fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por që gjykata supreme e riktheu në rigjykim, ndërsa Peci tregoi edhe arsyen.

“Në rastin konkret nuk po dua të lëshohem sepse aktgjykimi është publik, ka qenë shkelja esenciale tek pranimi i fajësisë, në të cilin është konstatu se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore të kodit të procedurës penale sa i përket të pranimit të fajësisë, e cila në mënyrë specifike tregon se si mund të bëhet një pranim i fajësisë.

Gjatë procedurës u konstatua se te ky rast pranimi i fajësisë nuk ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore dhe për këtë arsyje për t’u riparuar ajo shkelje ligjore është dashur të kthehej në fazën e shqyrtimit fillestar, se a e pranon fajësinë në kuptim të dispozitave dhe në kuptim të aktakuzës që është përpiluar nga ana e prokurorit të shtetit”, tha mes tjerash Peci.

Si ndodhi zbutja e dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt? Expose

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 18 septembre 2020

/GazetaBlic/

03/26/2019 16:21

Zotohen për progres të përbashkët në fushën e gjyqësorit