Sporti

Kryetari i Cardiffit tregon se a do të paguajë 15 milionë euro për Emiliano Sala

02/12/2019 20:50
nga:Lorik J

Kryetari i Cardiffit, Mehmet Dalman, thotë se klubi ende mbledh informacione për tarifën 15 milionëshe që duhet të paguajë për Emiliano Sala.

Dalman thekson se do do të paguajë nëse është “obliguar kontraktualisht”, shkruan GazetaBlic.

Sala kishte nënshkruar për Cardiff në janar, mirëpo lojtari ndërroi jetë – pasi ai së bashku me pilotin, Ibbotson u aksidentuan me avionin e tyre privar.

‘Natyrisht, nëse ne jemi të detyruar me kontratë për t’i paguar ato, atëherë sigurisht që do të bëjmë. Ne jemi një klub i ndershëm”, tha fillimisht kryetari i Cardiffit.

“Por nëse nuk jemi – dhe ka disa anomali në atë – atëherë me siguri do të prisnit mua si kryetar dhe kujdestar i interesave të këtij klubi për të parë atë dhe për të mbajtur pozicionin tonë. Kjo është ajo që po bëjmë”, tha kryetari i Cardiffit për BBC Sport Uells.

/GazetaBlic/