Sporti

Kryetari i Federatës së Boksit: Fitorja e Sadikut është historike

02/10/2018 21:11
nga:Lorik J

Donjeta Sadiku ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan”.

Ky turne u zhvillua në Debrecen të Hungarisë, shkruan GazetaBlic

Donjeta Sadiku fitoi këtë turne, pasi në finale mposhti boksierën kroate, Sara Behram.

Rreth fitores së Donjeta Sadikut ka folur edhe Kryetari i Federatës së Boksit, Ramadan Selimi, i cili tha se është një fitore e rëndësishme për boksierën.

“Është një fitore historike, pasi që garon për herë të parë si seniore, pasi qe ajo deri tani ka boksuar si juniore. Sadiku nuk është rastësisht nënkampione e Botës dhe Evropës”, tha fillimisht Selimi.

“Donjeta Sadiku është në rrugë të mirë dhe meçet e fundit që i ka zhvilluar ne Hungari do të motivojnë atë më shumë për të garuar më tutje, për të grumbulluar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike”, përfundoi kryetari i Federatës së Boksit, Ramdan Selimi./GazetaBlic/

 

03/08/2018 21:02

Lajmërohet vëllai i Rexhep Selimit, ja çka thotë kësaj radhe për sulmin ndaj policit!