Sporti

Kryetari i Dardanëve falënderon Federatën e Futbollit për mirënjohjen

01/12/2018 19:53
nga:Y.K

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur ceremoni dhe ka shpallur futbollistët, trajnerët dhe formacionin më të mirë të vitit 2017.

Në këtë ceremoni, tifo grupi i Kosovës “Dardanët” janë shpërblyer nga FFK-ja për përkrahjen ndaj Kosovës në vitin që kemi lënë pas.

Pas mirënjohjes, kryetari i Dardanëve, Lul Berisha ka folur për “Gazeta Blic”, ku ka falënderuar Fadil Vokrrin për mirënjohjen.

“Jemi shumë falënderues ndaj FFK-së në krye me presidentin Vokrri që për vitin e dytë radhazi ndan mirënjohje për “Dardanët”. Viti 2017 ishte një vit mjaft i vështirë për neve si tifozë pasi që në shtetin tonë nuk kishim një stadium që plotësonte kriteret për me zhvillu ndeshje ndërkombëtate, prandaj për çdo ndeshje na është dashtë me udhëtu ka 600 kilometra për me e përkrah Kosovën tonë. Shpresojmë që viti 2018 të jetë viti i sukseseve dhe presim vetëm fitore. Unë, Biri Yt, Kosovë’ Lul Berisha, kryetar i Dardaneve.

 

06/19/2018 15:42

FFK: Logo ishte zgjedhur nga Fadil Vokrri