Lajme

Kryetarët e dështuar të  degëve të LDK-së (Dok)

10/29/2019 12:21
nga:Gazeta Blic

Edhe pse janë kryetarë degësh të LDK-së, shumë prej tyre nuk arritën që të bëhen as deputet.

Një prej atyre që dështoi më së keqi është Muharrem Sfarqa. Edhe pse udhëheq me një nga degët më të mëdha të LDK-së, ai nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk arriti që të bëhet deputet, raporton Gazeta Blic.

Sipas Listës më votat e kandidatëve për deputet që e ka siguruar Gazeta Blic, Sfarqa nuk ka arritur që të marrë më shumë se 6 mijë e 300 vota.

Dështimin spektakular e ka pasur kryetari i Degës së LDK-së, në Gjakovë, Luan Gola.

Ai ka pësuar debakël në këto zgjedhje, duke marrë më pak se 3 mijë vota, duke u renditur thuajse në fund të listës.

Pos Sfarqës, as kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për të zgjedhur deputet. Ai ka arritur që të marrë vetëm 5 mijë e 300 vota.

Është edhe kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ai i cili dështoi që të fitoj votat e mjaftueshme për të zgjedhur deputet. Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic, Gërguri i cili ka marrë vetëm 5 mijë e 300 vota.

Në vazhdim Gazeta Blic ja u sjell listën e plotë me votat që kanë marrë kandidatët e LDK-së për deputet:

11/13/2019 13:57

Pas vendimit të PZAP-së, QNR fillon rinumërimin në ora 16